Sigal

Një pronar i biletave të lotarisë në Karolinën e Jugut ka zbuluar se një fitues ka thyer rekord në historinë e ShBA. Kompania “Mega Millions” ka konfirmuar se një burrë ka fituar 1.6 miliardë dollarë vetëm me një biletë të blerë.

Numrat e fatit ishin: 28, 70, 5, 62, 65 dhe 5. Shanset për zgjedhjen e këtyre numrave thuhet të jenë një në më shumë se 300 milionë njerëz. Biletat shiten në 44 shtete amerikane dhe nuk ka patur fitues që nga korriku.

“Momenti që ne kemi pritur ka ardhur më në fund dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Ky është një rast që do futet në histori. Jemi shumë të lumtur për fituesin dhe mezi presim që ta takojmë”, tha Gordon Medenica, drejtor i Mega Millions.

Fituesi mund të vendosë të marrë 913 milionë dollarë në dorë pasi përfshihen edhe taksat, ose të paguhet me këste për 29 vjet.