Imazhet e rralla, stuhi gjigante rëre ‘pushtojnë’ Australinë

479
Sigal

Stuhi gjigante rëre kanë fshikulluar Australinë, duke e ngjyrosur qiellin me ngjyrë portokalli dhe duke rritur shqetësimet për cilësinë e ajrit. Skuadrat e emergjencave kanë raportuar për mijra njerëz me probleme me frymëmarrjen dhe me astmën.

Në shumë rajone të Neë South Wales, shikueshmëria ka qenë e turbullt. Një re gjigante e ngopur me pluhur gëlltiti qytetin Mildura në veriperëndim të Viktorias duke e zhytur atë tërësisht në errësirë për rreth gjysmë ore.

Sipas Qendrës meteorologjike të Australisë, stuhia kaloi mbi qytet rreth orës 17:00 dhe shpejtësia e erës arriti në 87 km në orë. Banoret e kontesë ishin lajmëruar orë më parë për mbërritjen e stuhisë dhe kishin marrë masa për tu evakuuar prej shtëpive.

Gjithsesi për ta kjo ishte mjaftë ironike po të kemi parasysh se ajo koinçidoi me Ditën Botërore të Astmës. Imazhet mbresëlënëse të realizuara nga video amatore tregojnë stuhinë e rërës teksa i afrohet qytetit duke e kthyer atë në një copëz toke marsiane. Sipas mediave lokale kjo ishte stuhia me e madhe dhe me brutalja në 40 vitet e fundit.