Sigal

Liga e Kampionëve përfundoi raundit e tretë të saj, me 8 ndeshjet që u luajtën ditën e djeshme, duke krijuar një ide më të qartë se cilat do të jenë skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër me eliminim direkt. Supersfida e kësaj jave të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit u mbyll me fitoren e katalanasve, të cilët treguan se janë një ndër ekipet më të mira në Evropë, edhe pa lojtarin e tyre kryesor, Lionel Mesi, i cili mungonte në këtë sfidë për shkak dëmtimi. Pavarësisht mungesës së Mesit, Barcelona ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Interit në “Camp Nou” dhe të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Barcelona kontrolloi lojën që nga minuta e parë, me Interin që u mbrojt me shumë forca, duke u munduar të kundërsulmojë në pak raste që iu dha mundësia. Vendasit e patën të vështirë të krijojnë hapësira në gjysmëfushën e zikaltërve, megjithëse ishin më të kthjellët në lojën e tyre. Gjithsesi, ishte Ikardi ai që kishte një mundësi të mirë në minutën e 25’, por në fund të aksionit ai u rrëzua me shpresën për të fituar një penallti. Ish-interisti Rafinha ishte një nga më të mirët në fushë, dhe ishte pikërisht ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’. Edhe pas pushimit Barça dikton ritmin e lojës, ndërsa Zikaltrit hasën vështirësi në krijimin e aksioneve për të depërtuar në gjysmëfushën e vendasve. Rastet për gol ishin më të shpeshta për Barçën, pasi Interi, nisi të luajë më përpara në kërkim të golit të barazimit. Skuadra e Spalletti-t u bë më e rrezikshme me futjen në fushë të Keita dhe Martinez, por goli dukej shumë larg. Ndërkohë në minutën e 83’ erdhi goli i nokautit nga Xhordi Alba. Mbrojtësi spanjoll finalizoi një aksion të bukur të vendasve duke mbyllur ndeshjen. Me këtë fitore, Barcelona pothuajse siguron kualifikimin, pasi ka pikë të plota pas 3 ndeshjes, ndërsa Interi mban vendin e 2-të me 7 pikë.

Barcelona – Inter 2-0 Formacionet

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitiç, Busquets, Arthur, Rafinha, Suarez, Coutinho

Inter (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Brozovic, Vecino; Candreva, Borja Valero, Perisic ;Icardi

Paris Seint-Zhermen – Napoli

Një ndeshje emocionuese është zhvilluar mes PSG-së dhe Napolit, ku të dyja skuadrat u kënaqën në fund me një barazim spektakolar 2-2. Takimi i zhvilluar në “Parkun e Princave” është zhbllokuar në minutën e 29-të nga një gol i realizuar nga Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian ka mposhtur portierin Areola me një goditje të bukur parabël pas pasimit të marrë nga Callejon. Fati i ka buzëqeshur vendasve në minutën e 61-të, kur Mario Rui ka devijuar në portën e tij një krosim të Munier. Gjithsesi, 13 minuta para fundit, Napoli ka rigjetur avantazhin me Mertens. Në minutën e 82-të ka qenë radha e portierit Ospina të bëjë rolin e heroit, duke ndalur një goditje dënimi të rrezikshme të Neimar. Minutat e fundit janë mbyllur me francezët në sulm dhe tentativat e lojtarëve të Tukel, të cilët kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 93-të me një magji të Di Maria. Pas kësaj sfide, napolitanët treguan se do të luftojnë deri në fund për kualifikimin në grupin e “ferrit” të këtij edicioni, ndërsa parisienët, edhe një herë tjetër, nuk arrijnë që të përsërisin rezultatet e kampionatit francez, në Ligën e Kampionëve.

Dortmund-Atletiko Madrid

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madrid. Të besuarit e Favre kanë fituar 4-0 ndaj spanjollëve të Diego Simeone-s dhe vazhdojnë të kryesojnë grupin me pikë të plota. Ishte Witsel ai që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 38’, ndërsa Guerreiro (73’, 89′) dhe Sancho (83’) vulosën fitoren. Një fitore e merituar e gjermanëve, të cilët po kalojnë një nga momentet më të mira të viteve të fundit.