Sherri me thika në “folenë” e drogës në Bernburg, burg për një 23-vjeçar shqiptar dhe miqtë e tij armenë e kosovarë në Gjermani

80
Sigal

Dënim me burg ka qenë vendimi i Dhomës Penale në Gjykatën Rajonale të Magdeburgut në Gjermani për një shtetas shqiptar, i cili në bashkëpunim me një kosovar dhe një armen, kanë qenë protagonist të një përplasje me thika për pazare droge.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës rreth një vit më parë në një ambient ku tregtohej drogë, në qytetin luginor të Bernburg.

Shqiptari dhe miqtë e tij akuzoheshin për therje me thikë dhe janë lënë në burg, ndërkohë që kanë të drejtën e apelimit të vendimit në Gjykatën Federale të Drejtësisë.

Të dënuarit janë 23-vjeçari shqiptar nga Bernburgu, një armen 27-vjeçar nga Schönebeck dhe një kosovar 29-vjeçar i lindur në Aschersleben, pasi i kanë shkaktuar rivalëve të tyre lëndim të rëndë trupor.