Shembja e urës në Itali shkaktoi 43 viktima, mbyllen hetimet pas tre vitesh, akuzat e prokurorëve

200
Sigal

Prokuroria Publike e Xhenovas ka mbyllur hetimet për shembjen e urës Morandi, tragjedia që mori 43 jetë njerëzish më 14 gusht të vitit 2018.

Hetimi zgjati gati tre vjet, gjatë të cilave u kryen dy incidente provuese, një mbi sigurinë e rrugës dhe një tjetër mbi shkaqet e vërteta të shembjes. Prokurorët flasin për “pakujdesi “, “neglizhencë”, “mosveprim”, dhe ” mirëmbajtje joadekuate”.

Lidhur me ngjarjen janë 69 persona të dyshuar, më shumë se 200 dëshmitarë, 50 terrabajt material të sekuestruar nga kompjutera dhe thuajse 2,000 faqe akuzash.

Në orët në vijim, Guardia di Finanza do të njoftojë edhe të dyshuarit, mes të cilëve ka menaxherë, teknikë si dhe drejtues publikë dhe privatë të dy kompanive të grupit Benetton, Austostrade per l’Italia (Aspi) dhe Spea.

Akuzat variojnë nga “katastrofa” dhe “vrasje” tek “vrasjet dhe sulmi ndaj sigurisë në transport”, “heqja e qëllimshme e masave paraprake ndaj aksidenteve në punë, deri te “vrasjet në rrugë.”