Shembja e urës në Baltimore, Biden: Aksident i tmerrshëm, s’ka të dhëna për veprime të qëllimshme

21
Sigal

“Nga hetimet fillestare rezulton të jetë një aksident i tmerrshëm, nuk ka të dhëna për veprime të qëllimshme”. Kështu konfirmoi Joe Biden duke folur për aksidentin në urën e Baltimorës.

Ai tha më tej se qeveria federale do të mbulojë të gjitha shpenzimet e rindërtimit të urës që u shemb pasi u godit nga një anije mallrash. Mes të tjerash ai tha se do të shkonte në Baltimore sa më shpejt të jetë e mundur.

Në momentin e shembjes në urë ndodheshin 8 persona, nga të cilët 2 janë gjetur, njëri jashtë rrezikut dhe tjetri rëndë. Sakaq, 22 anëtarët e ekuipazhit në bordin e mallrave, i cili në momentin e aksidentit drejtohej nga pilotë vendas të përdorur posaçërisht “për të shmangur aksidente si ai që ndodhi”, fatmirësisht nuk u lënduan.