Kryebashkiaku i Romës dha dorëheqje, por më vonë ndryshoi mendje

460
Ndonëse 3 javë më parë dha dorëheqjen nga Bashkia e Romës pasi u njollos nga një skandal shpenzimesh të larta, kryebashkiaku Ignazio Marino ka bërë një kthesë të papritur. Ai vendos te qendroj ne krye te saj. Marino vazhdon të mos e ketë mbështetjen dhe Renzit e vendimi i tij për të vijuar luftën nga zyra e posti që mban ende, përbën një konflikt potencialisht shkatërrues për kryeministrin italian. Në vend që t’i përkulej presionit nga kryeministri, Marino tha se ai duhej të mbronte arritjet e tij në krye të bashkisë së kryeqytetit, ku edhe aty duket se nuk e gëzon më shumicën, pasi pritet të nxisë këshilltarët e partisë së tij ta largojnë “me forcën e kartonëve” nga posti. Për reporterët e pranishëm, ai deklaroi se dëshironte një “diskutim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe transparent” në “vendin e duhur të demokracisë”. Marino, i cili e ka humbur popullaritetin vazhdimisht e në mënyrë të përshpejtuar që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, mohoi të ketë kryer ndonjë parregullsi në momentin që dha dorëheqjen më 8 tetor, pas akuzave se kishte tenderime të parregullta për disa shërbime.
Sigal