Shembet mbikalimi i metrosë, dhjetra të vdekur në tragjedinë në Meksikë (VIDEO)

212
Sigal

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në kryeqytetin e Meksikës pasi një mbikalim metrojeu shemb mbi një autostradë me makina, duke lënë të paktën 23 të vdekur e dhjetra të plagosur.

Treni që udhëtonte mes Olivos e Tezonco po kalonte mbi urë kur këmbët e saj u shembën. Pamjet video tregojnë mbikalimin që bie mbi autostradën me katër korsi, teksa vagonët u varen duke u lëkundur nga ura.

Në skenën e tragjedisë së mbremjes se të hënës shkuan menjëherë grupet e hetimit duke nisur kërkimin e të mbijetuarve, teksa shtatë nga të dërguarit në spital ishin në gjendje të rëndë.

Por përpjekjet e shpëtimit u ndaluan mes frikave se ura me vagonët e trenit mbi të mund të shembej akoma më tej, me të mbijetuarit brenda.

Në tokë, të paktën një person ishte i bllokuar në makinën e tij nga blloqet e betonit të urës, i cili më pas u shpëtua nga grupet e emergjencës.

Qindra oficerë policie e zjarrfikës rrethuan skenën e tragjedisë pas grumbullimit të miqve e të afërmve të njerëzve që besohej se gjendeshin në vagonë.