Tragjedi në tregun e Krishtëlindjes/ Para syve të familjes, skulptura e akullit shtyp për vdekjen djalin 2 vjeç

475
Sigal

Një skulpturë e madhe akulli, në një treg të Luksemburgut të mbushur me njerëz, u rrëzua duke shtypur për vdekje një djalë 2-vjeçar përpara familjes së tij.

Policia e Luksemburgut, në një deklaratë të shkurtër, e quajti vdekjen e fëmijës të një “aksident të rëndë”.

Fëmija u godit nga një prej copave të thyera, kur skulptura e akullit u nda, raportoi RTL.

Sipas raporteve, policia u përpoq të ngushëllojë familjarët e trishtuar të djalit.

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, postoi në twitter të hënën, “Unë jam i tronditur dhe i shqetësuar pas incidentit vdekjeprurës dje në Tregun e Krishtëlindjes, ku një fëmijë i vogël humbi jetën. Dhembshuria ime më e thellë për familjen. ”

RTL e përshkroi krijuesin e skulpturës së akullit, i cili nuk u identifikua me emër, si i shqetësuar pasi u tha se çfarë ndodhi.

“Të gjithë jemi të tronditur, mua para së gjithash,” tha ai sipas gazetës. “Kjo nuk ndodh.”

Ai tha se skulptura nuk mund të bjerë vetë, “është e pamundur”, sipas RTL.