Nesër mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë në vendet e BE-së

229
Sigal

Nisur edhe nga rënia drastike e shifrave, Shqipëria konsiderohet në një situatë epidemiologjike të mirë, por pavarësisht kësaj edhe pse janë të vaksinuar, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë në vendet e BE-së. Ditën e mërkurë pritet të mblidhet komiteti i ekspertëve për të lehtësuar ose jo masat e ndërmarra 10 ditë më parë.

Emigrantëve që vinin nga Greqia apo Maqedonia e Veriut deri të hënën në 12 të natës duhet të bënin 14 ditë karantine, pasi këto dy vende u konsideruan me risk të lartë. Kjo nuk vlen për ata që kanë hyrë këtë të martë, sepse vendimi aq e kishte fuqinë dhe ka skaduar në mesnatën e kaluar.

Komisioni Evropian i ka propozuar vendeve anëtare të BE të lehtësojnë masat kufizuese dhe të lejojnë të lëvizin personat që janë të vaksinuar ndaj Covid-19. Vetëm personat që vërtetojnë se e kanë kaluar Covid-19 dhe ata që kanë krijuar imunitet me vaksina të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave mund të lëvizin. EMA deri më tani ka dhënë OK-in e saj vaksinave të kompanive Pfizer/ Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.