Shemben muret për shkak të shirave, 22 të vdekur në Indi

413
Sigal

Mbi 20 vetë kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në Indi, pasi reshjet e mëdha shkaktuan rrëzimin e tre mureve. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe dhjetëra fluturime drejt Indisë janë anuluar ose devijuar.

“RT” shkruan se të paktën 13 persona humbën jetën pasi një mur u rrëzua në një shpat kodre në fshatin Kurar në Mumbai.

Më shumë se 60 njerëz thuhet se janë lënduar nga ky incident dhe shumë të tjerë janë varrosur nën rrënoja. Një vajzë 10-vjeçare thuhet se është mes atyre që ndodhen të bllokuar nën rrënoja, me skuadrat e shpëtimit që përpiqen ta nxjerrin atë jashtë.

Së paku katër persona janë shpëtuar deri më tani dhe janë dërguar në spital pas incidentit.

Një incident i ngjashëm ndodhi dhe në qytetin Kalyan, jashtë Mumbai, kur një mur shkolle u rrëzua mbi disa shtëpi duke u marrë jetën tre personave, dy grave dhe një djali trevjeçar.

Gjashtë persona të tjerë u vranë kur një mur u rrëzua pranë kampusit të Kolegjit Sinhgad në shtetin qendror të Maharashtrës.