ShBA: Trump formon kabinetin e ri, “luftë” për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

40
Sigal

Presidenti i sapozgjedhur i shteteve të bashkuara të amerikës, Donald Trump ka filluar të zgjedhë njerëzit që dëshiron të zbatojnë politikat e tij “Amerika së Pari” në kufi, tregti, ekonomi dhe më gjerë. Për të realizuar këto politika ai po shqyrton emrat që do të ketë në krah. Referuar raportimeve Trump pritet të zgjedhë senatorin Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit. Nëse kjo konfirmohet atëherë politikani nga Florida do të jetë hispaniku i parë që do të shërbejë si kryediplomat amerikan, sapo presidenti i zgjedhur republikan të marrë detyrën në janar. Senatori Rubio momentalisht shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin. Ai gjithashtu është anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Rubio është një rival i dikurshëm i presidentit të zgjedhur, i cili më vonë u bë një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj në Senat. Ai është gjithashtu një kritik i gjatë i Kinës, të cilit teknikisht i është ndaluar hyrja në vend për shkak të sanksioneve të vendosura nga Pekini. Rubio ka mbrojtur pozicionin e Trump për t’i dhënë fund të shpejtë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje për bisedime, që mund të rezultojnë në heqjen e Kievit nga territori i pushtuar.

NOA

Nga ana tjetër, ish-kongresmeni amerikan Lee Zeldin, një figurë e njohur republikane që përfaqësoi një rajon të Nju Jorkut, është emëruar nga Donald Trump si drejtues i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA). Zeldin njihet për publikun shqiptar për kërkesat e tij të njëpasnjëshme drejtuar Anthony Blinken, pasi ky i fundit, në cilësinë e Sekretarit të Shtetit shpalli non grata liderin e opozitës shqiptare pa asnjë provë e fakt, por me artikuj gazetash të sponsorizuara nga miliarderi i ekstremit të majtë, George Soros. Zeldin në letrat e tij i kërkoi informacion të menjëhershëm Blinkenit për çështjen e Sali Berishës. Në letër tregohej se DASH nuk po jep informacion për këtë çështje. Kongresmeni nënvizonte se kjo gjë pengon të drejtën e Kongresit për të kërkuar transparencë, duke e quajtur të papranueshme dhe të dyshimtë. Në njoftimin për shtyp që shoqëronte letrën, kongresmeni nënvizonte se Berisha është aleat i presidentëve Bush dhe kundërshtar i aktivistit të majtë George Soros.

Po ashtu Trump ka zgjedhur ligjvënësin republikan Mike Waltz  për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare. Waltz njihet po ashtu për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës.

Presidenti i sapozgjedhur ka vendosur Elise Stefanik në postin e ambasadores së OKB-së.Trump e ka përshkruar Stefanik si “një luftëtare tepër të fortë, të ashpër dhe të zgjuar të America First”. Stefanik ishte ndër republikanet e Dhomës së Përfaqësuesve, që votuan kundër vërtetimit të fitores së Joe Biden në 2020 ndaj Trump dhe ishte anëtarja e parë e Dhomës që e miratoi atë në këtë ofertë të tretë të Shtëpisë së Bardhë.

Kush do e fitoi Dhomën e Përfaqësuesve ?

Ndërkohë Republikanët shpresojnë të marrin kontrollin e unifikuar në Uashington, por balanca e pushtetit në Dhomën e Përfaqësuesve është ende e pavendosur. Republikanët aktualisht kanë sigurur 215 vende në Domën, nga 218 që është pragu për të garantuar një shumicë. Nga ana tjetër demokratët kanë 206. Administrata e re do të përballet me një botë më të paqëndrueshme dhe më të rrezikshme se sa ishte kur Trump mori detyrën në vitin 2017. Luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme po vazhdojnë, ndërsa Kina vazhdon të lidhet më ngushtë me armiqtë e Uashingtonit, Rusinë dhe Iranin. Kriza e Ukrainës do të jetë pika kryesore në programin e Sekretarit të ardhshëm të Shtetit.

Gjykata në New York pezullon çështjen penale ndaj Donald Trump

Nga ana tjetër, një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut ka pezulluar procesin gjyqësor në çështjen penale ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi akuzat që rrjedhin nga paratë e heshtura të paguara një ylli porno. Gjykatësi, Juan Merchan, ishte ai që do të vendoste  nëse dënimi i Trump do të anulohej për shkak të vendimit të korrikut të Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial. Trump ishte planifikuar të paraqitet në gjykatë më 26 nëntor.