SHBA rrëzon avionin ushtarak sirian

513
Forcat ajrore amerikane kanë rrëzuar një avion të ushtrisë siriane, teksa sipas tyre, ky veprim u ndërmor për motive vetëmbrojtjeje. Zyrtarët e ShBA thanë se mjeti fluturues kishte nisur të bombardonte në afërsi të disa zonave ku qëndrojnë rebelët e mbështetur prej tyre dhe se ishin të detyruar të vepronin në mënyrë të tillë. Veprimi i fundit përbën përplasjen e parë ajrore mes palëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve.

Që prej ardhjes në pushtet të Presidentit, Donald Trump, ky është sulmi i dytë i drejtpërdrejtë ndaj forcave qeveritare siriane. Më herët, amerikanët bombarduan një bazë siriane pas sulmit me armë kimike ndaj popullsisë civile, gjë që shkaktoi zemërimin e Sirisë, por edhe të Moskës zyrtare si një nga aleatët kryesorë të Assad.
Sigal