SHBA publikon udhëzimet e rëndësishme: COVID-19 nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve të infektuara

273
Sigal

Pasiguria lidhur me koronavirusin ka qenë burim i madh ankthi gjatë kësaj pandemie, ndërkohë që shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë jo vetëm një trajtim për sëmundjen, por edhe fakte themelore për ekzistencën e saj.

Megjithëse shumë janë shqetësuar për përhapjen e infeksionit përmes artikujve, si sende ushqimore ose dërgesa me postë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë publikuar udhëzime të përditësuara duke thënë se koronavirusi nuk përhapet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

“Mund të jetë e mundur që një person të infektohet me COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që e ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë. Kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit, por ende po mësojmë më shumë rreth tij”, njoftoi CDC.

Megjithatë, CDC thekson se virusi përhapet me lehtësi nga personi në person.

Si masa paraprake kundër infeksionit, organizata vazhdon të rekomandojë që njerëzit të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë, si edhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.