SHBA / Miratohet konsumi i mishit të derrit të modifikuar gjenetikisht

277
Sigal

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA ka aprovuar konsumin e mishit të derrit të inxhinieruar gjenetikisht.

“Miratimi i parë për herë të parë i një produkti bioteknologjik të kafshëve si për ushqimin ashtu edhe si një burim i mundshëm për përdorim biomjekësor përfaqëson një moment të jashtëzakonshëm për inovacionin shkencor”, tha komisioneri i FDA Stephen M. Hahn në një njoftim për shtyp.

 “Derrat, gjedhët, dhëntë dhe dhitë përmbajnë në mishin e tyre një lloj sheqeri që quhet alfa-gal. Një pjesë e njërëzve janë alergjik ndaj këtij sheqeri që shkaton një sindromë serioze që çon deri në kërcënimin e jetës. Jo vetëm kaq por për shkak të kësaj lënde transplanti i indeve dhe organeve të derrit të njeriut është i pamundur (ekzotransplanti).”, shkruan biologu Et’hem Ruka, duke iu referuar studimit.

Mishi i derrave të përpunuar gjenetikisht, pra pa lëndën alfa-gal, jo vetëm që nuk shkakton reaksion kur konsumohet nga grupi i njërëzve të ndijshëm, por indet dhe organet e tij ka gjasa të përdoren një ditë edhe “si pjesë këmbimi” edhe te njeriu.

Sistemi imunitar i njeriut nuk i njeh si të huaja këto inde e organe dhe përjashton mundësinë e krijimit të patogjeneve.