SHBA mbështet Jahjagën: Hiqni dorë nga kërcënimi e dhuna

442
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me liderët e partive kryesore opozitare në Kosovë, ku është diskutuar gjetja e një zgjidhjeje të krizës politike.
Ambasada e SHBA në Kosovë ka mbështetur fuqimisht veprimin e Presidentes “për të kultivuar dialogun politik mes partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës”. 
“Vetëm një Kuvend që funksionon mund të debatojë dhe miratojë masat që nevojiten për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit Euro-Atlantik”, thuhet në njoftimin e ambasadës, në një komunikatë shpërndarë për mediat elektronike.
Ndërsa, më tej ambasada e SHBA në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha partive që të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë që është edhe i paligjshëm, edhe i papërputhshëm me një shtet modern demokratik.
Sigal