Jugu i SHBA-ve pushtohet nga bima misterioze kineze

507
Është një bimë që rritet dhe zvarritet duke mbuluar cdo objekt që gjën përpara. Bima misterioze thuhet se origjininën e ka nga Kina dhe quhet Kudzu dhe ka përfshirë zona të tëra në Georgia, Alabama and Karolinën e Jugut. Nuk ka mënyrë që e ndalon atë të mos zaptojë territor.
Kudzu mund të mbulojë male të tëra dhe plantacione duke shkaktuar me gjethet errësirë në ambient. Kjo bimë vret cdo lloj bime tjetër që ndodhet pranë saj.
Fotografja suedeze Helen Schmitz ka sjellë këto imazhe të frikshme nga shtetet Xhorxhia, Alabama dhe Karolina e Jugut.
Bima është me origjinë nga Kina, por i është dhënë si dhuratë amerikanëve nga Japonia gjatë Ekspozitës së Shekullit në vitin 1876 në Filadelfia.
Amerikanët u dashuruan me bimën e bukur dhe nisën ta rrisin në kopshte.
Por shumë shpejt botanistët e kuptuan se bima ishte një pushtuese e frikshme dhe nisën të ndërgjegjësojnë të tjerët për rrezikun e saj.
Bima ngjitet në pemë kaq shpejt, sa i vret ato me hijen që krijon.
Mendohet se ajo ka një nivel përhapje prej 160 kilometrash çdo vit.
Schmitz thotë se ishte pikërisht termi ‘pushtues’, që përdoret në luftëra, i cili e intrigoi për të bërë fotot.


Sigal