Emigrantët e paligjshëm në SHBA, qindra familje do të dëbohen

476
Qindra familje nga Amerika Qendrore që ndodhen në Amerikë në mënyrë të paligjshme rrezikojnë të dëbohen në vendet e origjinës.
Sipas mediave amerikane autoritetet vendase të emigracionit kanë gati urdhrin për kthimin e emigrantëve e tyre.
Shumica e këtyre familjeve kanë mbërritur nga vendet e Amerikës Qëndrore në SHBA si klandestinë gjatë vitit 2014. Ata janë larguar nga vendet e tyre për shkak të dhunës dhe pasigurisë që mbretëron atje.
“Agjentët e emigracionit, që bëjnë pjesë në Ministrisë për Sigurinë e Brendshme (DHS), po përgatiten të ndalojnë këta persona dhe t’i kthejnë që prej fillimit të muajit janar”, shkruan “Washington Post”.
Dëbimi i tyre është urdhëruar nga një vendim gjykate. Ministria për Sigurinë e Brendshme në SHBA nuk ka dhënë detaje për planin e dëbimit.
Një zëdhënëse e ministrisë, Gillian Christensen, ka nënvizuar se kufiri amerikan nuk ishte i hapur për emigracionin e paligjshëm, ndërsa shtoi se administrata “Obama” e ka kundërshtuar këtë vendim.
“Nëse personat që vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, nuk mund të përfitojnë azil apo forma të tjera të qëndrimit dhe i nënshtrohen një urdhëri dëbimi, ata do të rikthehen. Plani i dëbimit është kundërshtuar nga administrata ‘Obama’ dhe ende nuk ka marrë dritën e gjelbër përfundimtare”, theksoi ajo për “Washington Post”.
Emigracioni është kthyer në temën më të nxehtë të fushatës së brendshme të partisë për zgjedhjen e kandidatë për zgjedhjet presidenciale.
Sigal