SHBA/ Lindi 245 gramë, fëmija më i vogël në botë arrin të mbijetojë

515
Sigal

Një foshnje e lindur me peshë 245 gramë, që konsiderohet edhe si foshnja me peshë më të e vogël që i ka mbijtuar lindjes së parakoshshme, ka mundur të dalë nga spitali në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vogëlushja Sejbi lindi 23 javëshe e tre ditë në dhjetor të 2018. Teksa luftonte për jetën atë e transferuan në pavionin e përkujdesjes intensive në një spital në San Diego, në Kaliforni.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Doktorët i thanë prindërve të Sejbit pas lindjes se vogëlushja mund të mbijetojë vetëm disa orë. Por Sejbi ia doli mbanë dhe pas pesë muajsh mundi të dalë nga spitali me peshë 2.5 kilogramë duke sfiduar të gjitha pritshmëritë. Një inferiere e cila u kujdes për Sejbin teksa luftonte për jetën, tha se mbijetesa e Sejbit ishte një mrekulli.

Edhe një foshnje në Japoni e lindur me peshë 268 g më herët gjatë këtij viti ka mundur të mbijetojë. Nëna e Sejbit, u detyrua t’i nënshtrohej operacionit tre muaj para datës së caktuar, pasi vuante nga pre-eklampsia, një komplikim gjatë shtatzanisë që përfshin tension të lartë, i cili mund të shkaktojë vdekjen për nënën dhe foshnjen. Ajo e përshkroi ditën kur lindi vajzën si ditën më të frikshme të jetës së saj.