SHBA i kërkon Argjentinës të ndalojë avionin venezuelan me lidhje me Iranin, për dyshime terroriste

37
Sigal

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar sekuestrimin e një avioni iranian të shitur te pronarë nga Venezuela që ka ndaluar aktualisht në Argjentinë, për lidhje të dyshuara me grupe terroriste.

Ardhja e panjoftuar e avionit në Argjentinë më 8 qershor shkaktoi disa javë intriga diplomatike si dhe shqetësim për lidhje me Iranin e Venezuelën, ose me kompani të sanksionuara nga SHBA.

Kërkesa e konfiskimit vjen pas një mandati të qeverisë së SHBA ku thuhet se avioni ka shkelur ligjet e kontrollit të eksporteve.

Avioni i prodhimit amerikan Boeing 747-300 ka qenë pjesë e kompanisë së sanksionuar iraniane Mahan Air dhe tani i përket asaj venezuelane Conviasa.

Mahan Air është sanksionuar për lidhje me Gardën revolucionare të Iranit që është etiketuar nga SHBA si organizatë terroriste, ndërsa grupi venezuelan Conviasa është sekuestruar në 2019 për lidhje me presidentin venezuelan Nicolas Maduro.

14 venezuelanë dhe pesë iranianë ishin në bordin e avionit kur ai mbërriti në Argjentinë, shtatë prej të cilëve janë të ndaluar, sipas rrjetit AlAraby.