Sigal

Michael është bërë një uragan i kategorisë së 2 (ndër 5 që janë), me erëra deri në 155 km/orë. Lajmin e ka bërë të ditur qendra kombëtare e uraganeve (Nhc) SHBA.

Fuqia e Uraganit pritet ta ketë forcën më të madhe duke filluar nga nesër kur do të shkojë në kategorinë 3 në Floridën jugore dhe pastaj do të godasë Alabamën, Georgia, Carolinën e jugut dhe të veriut.

Më shumë se 100 konte mes Floridës dhe Alabamas janë në gjendje emergjence dhe 1250 njerëz nga forcat kombëtare janë mobilizuar.

Në kalimin e saj në Amerikën Qendrore Michael shkaktoi 13 viktima mes El Salvadorit, Hondurasit dhe Nicaraguas.