Seanca në Hagë, avokati i Kadri Veselit drejt prokurorëve: Po mbështeteni tek një dëshmitar që ka vdekur

124
Sigal

Gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitar Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.

Sipas asaj që tha sot avokati Ben Emmerson, Nazim Bllaca, që u bë i njohur për rrëfimet e tij për SHIK-un, ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson.

Nazim Bllaca ishte vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Ai ishte bërë veçanërisht i njohur në vitin 2009, kur publikisht, para mediave, kishte deklaruar se kishte kryer vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.