“S’do vaksinohem, e drejta ime”, shpërthen presidenti brazilian

229
Sigal

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka vendosur që të mos ta marrë vaksinën kundër Covid-19. Në barë botën, shtet kanë nisur të përgatiten për të vaksinuar popullatat, që të shmangin infeksionet e mëtejshme.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit brazilian, tha se Kongresi nuk do u kërkojë brazilianëve që të vaksinohen nëse nuk dëshirojnë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, Brazili deri më tani ka regjistruar deri më tani 6.2 milionë raste nga Covid-19 dhe 171 mijë të vdekur. Bolsonaro u infektua nga Covid gjatë muajit korrik. “Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime”, u shpreh ai. Bolsonaro është shprehur vazhdimisht se banorëve nuk do t’iu kërkohet të vaksinohen në rast se një vaksinë për koronavirusin bëhet e disponueshme.