Scholz: Putini kërkon të fajësojë Perëndimin për krizën ushqimore që ka prekur botën

103
Sigal

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet që t’ia hedhë fajin perëndimit për krizën ushqimore që ka prekur botën pas pushtimit të Ukrainës.

“Kjo narrativa e Putinit duhet të përgënjeshtrohet me çdo kusht”, tha Scholz duke folur sot në Ditën Katolike në Shtutgart, siç raporton Dpa.

“Për këtë arsye,”-tha kancelari, është e rëndësishme që të dialogohet në baza të barabarta me vendet e jugut dhe jo t’i shtyjmë në krahët e Putinit.

Ai shtoi se Gjermania është e vendosur që të ndihmojë “viktimën e kësaj lufte”.

“Lufta e Putinit është e drejtuar kundër rendit “kurrë më” të paqes që pasoi dy luftëra shkatërruese botërore. Putini dëshiron të kthehet në politikë ligji i më të fortit”.