Sanksionet kundër Rusisë, Kremlini i përgjigjet ashpër SHBA -së dhe Gjermanisë

173
Sigal

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, dhe tha se planifikon që të kundërpërgjigjet përmes një “liste të ndalimit” për qytetarët amerikanë.

“Duke marr parasysh se si (SHBA-ja) po sillet tani dhe se si ata kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se ne po ashtu do t’i befasojmë ata së shpejti. Po punojmë për këtë gjë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse Maria Zakharova komentoi rastet e mediave amerikane në Rusi dhe mediave ruse në Gjermani gjatë konferencës së saj javore për shtyp në Moskë të Enjten.

Së pari, ajo komentoi mbi rastin e rrjetit televiziv RT dhe agjencisë së lajmeve Ruptly, të cilave u është refuzuar bashkëpunimi nga Kommerzbank i Gjermanisë dhe një numër bankash të tjera. Zakharova e përshkroi atë si “një element të presionit politik ndaj gazetarëve dhe një shkelje të dukshme të detyrimeve të Gjermanisë për të siguruar lirinë e fjalës dhe medias”.

Ajo i kërkoi Berlinit “të siguronte funksionimin normal të këtyre kompanive mediatike”, duke paralajmëruar se përndryshe do të ketë disa “masa të ashpra hakmarrëse kundër medias gjermane që punojnë në Rusi”.

Zakharova vazhdoi duke kritikuar Raportuesit Special të KB për të Drejtat e Njeriut për ‘akuza banale dhe të pakonfirmuara’ në lidhje me figurën e opozitës ruse Aleksei Navalny. Gjendja e tij u studiua kur ai arriti në Gjermani pasi u sëmur dhe u vendos në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekësia në Rusi.

Qeveria gjermane ka thënë se laboratorë të pavarur nga Franca dhe Suedia kishin konfirmuar gjetjet nga toksikologët ushtarakë gjermanë se Navalny ishte ‘helmuar’ me një agjent nervor Novichok. Testet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike gjithashtu sugjerojnë që Navalny ishte i ekspozuar ndaj Novichok.

Kremlini mohon të gjitha akuzat mbi çështjen e Navalny. Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helimit të Navalnyt. Helmimi ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.