Po transportonte të sëmurin me covid-19, ambulanca përplaset me “Benzin”, dy shoferët fillojnë të…

208
Sigal

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë Devoll, ku u përfshinë një ambulancë dhe një makinë tip “Benz”.

Sipas mediave, ambulanca po transportonte një pacient të infektuar me COVID drejt spitalit të Korçës, kur është përplasur me mjetin tip “Benz”.

Për pasojë ambulanca u përmbys në një parcelë në anë të rrugës, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë, pas aksidentit, një tjetër ambulancë ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur transportimin e pacientit me COVID drejt spitalit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë kalimi i gabuar i “Benzit”, që i ka prerë rrugën ambulancës.

Pas përplasjes, shoferi i ambulancës dhe i “Benz-it” janë përfshirë edhe në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.