Pandemia që nuk do të ketë fund / Zbulohet varianti i ri i Covid në Angli

260
Sigal

Ndërkohë që njerëzit po pretendojnë që pandemia është drejt fundit falë vaksinës, një variant i ri i COVID-19 po rritet me shpejtësi në Angli.

Lajmin e ka dhënë sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock para deputetëve.

Sipas tij 60 autoritete të ndryshme lokale kishin regjistruar infeksionet Covid të shkaktuara nga varianti i ri.

Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bënin studime të hollësishme.

Ai u tha deputetëve se gjatë javës së fundit, kishte pasur rritje eksponenciale të infeksioneve të koronavirusit në të gjithë Londrën.

“Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1.000 raste me këtë variant kryesisht në Jug të Anglisë edhe pse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal.

Ne nuk e dimë nëse kjo rritje është për shkak të variantit të ri, por pa marrë parasysh shkakun e saj, ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare, të cilat janë thelbësore për të kontrolluar këtë sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa vaksina është shpërndarë.”

Prof Alan McNally, një ekspert në Universitetin e Birmingham, tha se laboratorët e testimit në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë këtë variant të ri në javët e fundit. Ai i tha BBC-së se kjo nuk do të thotë se është më i transmetueshëm, apo më infektiv dhe më i rrezikshëm, por duhet monitoruar.

“Le të mos jemi histerikë. Kjo nuk do të thotë se është më i transmetueshëm, apo më infektiv ose i rrezikshëm. Është diçka që duhet monitoruar”.

“Përpjekje të mëdha po bëhen për të karakterizuar variantin dhe për të kuptuar shfaqjen e tij. Është e rëndësishme të ruhet qëtesia dhe racionaliteti mbi llojin, pasi ky është evolucion normal i virusit dhe ne presim që variante të reja të vijnë e të shkojnë dhe të shfaqen me kalimin e kohës.”