Rusia vijon sulmet ajrore në Odesa të Ukrainës

171
Sigal

Qyteti port jugor i Odesa-s u godit nga një sulm ajror gjatë natës, sipas një deklaratë të zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.

“Disa raketa goditën një nga zonat në Odesa,” tha Serhii Bratchuk, zëdhënës i shtabit operativ të administratës ushtarake rajonale të Odesës.

Forcat ruse sulmuan një depo karburanti të dielën në Odesa. Bratchuk tha se fatmirësisht nuk pati viktima.

Odesa ka qenë një strehë për ukrainasit e zhvendosur nga zonat me luftimet më të këqija, por vendi prej javësh është përgatitur për sulmet ruse.