Rusi, vdes shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak

514
Sigal

Ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 62 vjeçare Shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak rus (GRU), Igor Korobov, njoftoi sot ushtria.

Ky shëmbim me një eksperiencë 100-vjeçare akuzohet së fundmi për helmimin e një ish-agjenti në Angli dhe sulmeve kibernetike në të gjithë botën.

Pasuesi i Igor Korobov, i cili ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Sekret që nga viti 2016, nuk është përzgjedhur ende, sqaruan agjencitë ruse.

Gjenerali Korobov hyri në ushtrinë sovjetike në vitin 1973 dhe u bë pjesë e shërbimit sekret ushtarak në 1985.
Ai u bë objekt i sanksioneve të Uashingtonit, i cili e vendosi në listën e zezë për ndërhyrje të dyshuara të GRU-së në zgjedhjen e Donald Trump në 2016.