Rusi-Turqi, Erdogan: Kemi prova që ISIS furnizohet me naftë nga Rusia

485
Kërcënojnë se do të flasin me vepra, por lufta verbale mes presidentit të turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ka arritur kulmin që pas incidetit të shënuar në kufirin sirian. Erdogan deklaron se ka prova që tregojnë përfshirjen e Rusisë në tregtinë e paligjshme të naftës me Shtetin Islamik në Siri, akuzë të cilën deri tani e ka artikuluar Moska për Ankaranë.
Të mërkurën Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi presidentitn turk dhe familjen e tij se janë të përfshirë në tregtinë ilegale të naftës me organizatën terrosiste DAESH, pas rrëzimit të avionit luftarak rus nga forcat ushtarake turke, incident i cili ka çuar marëdhënien mes dy vendeve në këtë pikë kritike.
“Ditët e fundit Rusia ka hedhur një sërë akuzash të cilat as vetë ajo nuk i beson. Moska duhet të provojë se Turqia blen naftë nga Shteti Islamik, në rast të kundër kjo është shpifje. Kush blen naftë nga Daesh? Më lejoni ta them. Quhet George Haswani, me pasaportë ruse dhe kombësi siriane, një nga tregtarët më të mëdhej në këtë biznes”.
Dhe ky emer nuk është i panjohur. Thesari amerikan në muajin nëntor vendosi sanksione ndaj Haswani, i cili gjithashtu ndodhet në listën e saksioneve të Bashkimit Europian si ndërmjetës për blerjen e naftës së regjimit sirian nga grupi i Shtetit Islamik.
Erdogan tha gjithashtu se në këtë tregti të paligjshme është përfshirë edhe një lojtar i famshëm shahu, por nuk dha emrin e tij. Megjithatë, pa rënë në spekulime, sanksionet amerikane kanë përfshirë Kirsan Ilyumzhinov, president për një kohë të gjatë i federatës botërore të shahut dhe biznesmen i sukseshëm. Mbi këtë lumë akuzash mes dy vendeve të cilat deri dje ishin në linjën e parë të luftës kudnër terrorizmit dhe shtetit silamik, kanë reaguar edhe shtetet e bashkuara të amerikës, të cilat janë pozicionuar në krah të erdogan. Josh ernest, zëdhënës i shtëpisë bardhë ka hedhur poshtë akuzat e rusisë ndaj turqisë, duke i konsideruar absurde.
Sigal