Vret me thika dhe varros në park fëmijën, arrestohte 17-vjeçarja shqiptare

444
Policia italiane e qytetit të Citadellas në provincën e Padovës ka arrestuar një shqiptare 17 vjecare me akuzën e vrasjes së foshnjës së saj të sapolindur.
Dy javë më parë shqiptarja 17 vjeçare, rezidente në këtë qytet, lindi në shtëpi vajzën e saj në muajin e 7 të shtatëzanisë.
Sipas policisë italiane ajo e ka vrarë mizorisht me goditje thike foshnjën e saj të seksi femër dhe e ka varrosur në një park pranë shtëpisë.
Zbulimi i kësaj ngjarje makabre ka ndodhur më datën 18 nëntor kur pas lindjes në shtëpi vajza ka pësuar një hemoragji të brendshme duke kërkuar ndihmë në spitalin e qytetit e nën identitetin falls të një mikeshe të saj mazhorene.
17 vjeçarja kishte rrëfyer në spital e ishte shtatëzëne prej pak javësh e se kishte pësuar një abort spontan në shtëpi. Por pasi kanë marrë dëshminë e mjekëve, policia ka nisur dyshimet dhe është vënë në hetim
Në parkun pranë shtëpisë është gjetur trupi i pa jetë i një foshnjeje të seksit femër. Autopsia e kryer mbi trupin e foshnjës nga mjeku Antonelo Cirnelli ka konfirmuar për vdekjen e tmerrshme pas disa goditjeve me thikë të marra në trup. Sipas autopsisë foshnja e seksit femër ka lindur e gjallë në muajin e 6 o të 7 të shtatëzanisë e plotësisht e formuar. Lindja ka qenë e detyruar pas disa ilaçeve abortive të marra nga nëna 17 vjeçare shqiptare e në banjon e shtëpisë.
Pas lindjes nëna shqiptare e ka vrarë me disa goditje thike në trup foshjën e saj e më pas e ka varrosur në një park pranë shtëpsië. Sipas policisë italiane foshnja qe frut i dashurisë mes 17 vjecares e një bashkëmoshatori të saj i moshës 18 vjec.
Nëna shqiptare 17 vjecare është arrestuar nën akuzën e vrajses së qllimshme si dhe për fshehje të trupit të viktimës e deklarata të rreme për identitetin personal. Nën hetim nga drejtësia italiane për këtë ngjarje janë dhe i dashuri i saj 18 vjeç e mikesha qe e ka ndihmuar të marrë ilaçet abortive
Sigal