Rrëzohet një aeroplan luftarak rus, ishte nisur drejt Sirisë

456
Sigal

Aeroplani luftarak rus “MIG-29K” është rrezuar në detin
Mesdhe pasi që ishte nisur nga aeroplanmbajtësja në afërsi të Sirisë, raporton
“Fox News”, duke u thirrur në burime zyrtare amerikane.

Sipas
këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur të dielën.

Tre
aeroplanë “MIG 29” kanë fluturuar nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznjecov”
drejt Sirisë.

Sipas
të gjitha gjasave, njëri prej tyre ka pasur probleme teknike dhe është kthyer
drejt aeroplanmbajtëses. Ai është rrëzuar në ujë, në tentim për të ateruar.

Helikopteri
rus ka arritur ta nxjerrë pilotin, gjendja e të cilit nuk është bërë e ditur