Rrëzimi i avionit rus, dyshime për dëmtim në ajër

464
Bishti i “Airbusit A 321” të rrëzuar të shtunën në gadishullin egjiptjan të Sinait u gjet 5 kilometra larg trupit të avionit. “Bishti mund të ketë qenë i dëmtuar që përpara përplasjes në tokë”, – thotë CNN, duke cituar analisten e Aviacionit Civil, Mary Schiavo. Sipas saj, pjesa e pasme e avionit është shkëputur përpara rënies. Edhe pse aksidenti, në të cilin ishte përfshirë avioni daton në 2001-shin, kohë kur nga përplasja në pistë gjatë uljes mbeti i dëmtuar bishti i tij, Schiavo këmbëngul se një riparim jo i mirë mund të japë pasoja të rënda edhe në periudhë afatgjatë. Ajo kujton se i ka qëlluar të shohë diçka të tillë me një avion të rrëzuar, gati dy dekada pas një dëmtimi që dukej se ishte rregulluar. “Riparimi i keq është si bombë me sahat, – këmbëngul Schiavo. – Kur një difekt i pazgjidhur mirë është në avion, ai mbetet aty përgjithmonë”.
Sigal