25-vjetori i Meshës së Parë, Rama: Ndryshimi për Shqipërinë nisi më 4 nëntor 1990

438
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë përkujtimore të Meshës së Parë në Shkodër, deklaroi se vendi ku u mbajt mesha e parë pas viteve ’90 është shumë më tepër se një varrezë. Kryeministri tha se vendi është lëndinë për lutje në paqe. Rama nënvizoi se historia e ndryshimit filloi atë ditë, ndërsa Kisha u bë emancipimii kombit drejt lirisë.

 “Ka qenë një moment i paharrueshëm dhe rrezja e dritës që cau qiellin për të shoqëruar fjalën e Dom Simonit ka qenë momenti i parë për të gjithë ata që ishin këtu i clirimit nga ankthi dhe i përjetimit të së vërtetës se e shkuara ishte tretur në të shkuarën dhe se e ardhmja sapo kishte filluar të merrte frymë këtu, në këtë tokë të bekuar të këtyre varrezave. Fjalët e para liturgjike të belbëzuara nga Dom Simon teksa niste meshën e parë në Shqipërinë ku atë ditë këtu rilindi Zoti. 25 vite nga ndajnë nga ajo ditë, po aq sa vite ndanin nga viti 1967, gjatë së cilit At Zef Pllumbi kujton se meshtarët fshihnin enët e shenjta të kultit nga përdhosja e barbarisë. Me ato mjete është shfaqur në 4 nëntor 1990 Dom Simon Jubani së bashku me një popull të dendur dhe të mbledhur grusht njëri pas tjetrit si për të përballuar ankthin e momentit të parë dhe të bashkuar në etjen për lirinë e ndërgjegjes. Brenda këtyre mureve ndodhi një nga ato dukuritë e rralla shpirtërore dhe morale, që për fatin tonë të keq ne shqiptarët dukemi të destinuar t’i përjetojmë në forma jo të zakonshme dhe po ashtu duke i përjetuar në kohë në dukje të zakonshme, ndjesira që i kanë përjetuar njerëzit shumë kohë më parë. U ripërtërit duke nisur nga këtu e në gjithë Shqipërinë një histori martirizimi unike, jo vetëm për kishën, por për gjithë besimit. Në këto varreza dhe në këtë tempull kisha nëpërmjet fjalës dhe liturgjisë u bë tharmi i emancipimit të një kombi të tërë drejt lirisë dhe vetëvendosjes që pasoi kohët pas meshës së 4 nëntorit’ u shpreh kreu i qeverisë.
Sigal