Rrëfimi tronditës i lojtarit të famshëm: Futbolli, botë hipokrite, isha pranë vdekjes dhe …

775
Samir Nasri, i cili luan me skuadrën turke të Antaliaspor ka bërë një rrëfim rrëqethës për “Canal+”. Të gjithë e njohin si një prej mesfushorëve më të talentuar, por pak i dinë vështirësitë që ka kaluar në jetë.
Ish-lojtari i Arsenal dhe Manchester City, foli për kohën kur luante për Marsejën. “Rrezikova të humbja jetën nga një sëmundje e rëndë e askush nuk m’u gjend pranë,” tregon ai.
“Futbolli është një botë hipokritësh. Kur luaja te Marseja vitin e fundit, përfundova në spital për shkak të melingjitit dhe kam parë fytyrën e vërtetë të njerëzve. Pashë se kur gjithçka shkonte mirë, kur isha princi i vogël i Marsejës, ishin të gjithë aty pranë meje, por kur u sëmura, isha gati duke vdekur, ndodhesha tërësisht i vetmuar. Nga ai moment nisa të kuptoj se si funksionojnë gjërat në realitet. Këtë sjellje e vura re edhe te gazetarët,” rrëfen Nasri.
“Pasi u largova nga Arsenal, firmosa për Mançester Siti, fitova një mal me para dhe më quajtën mercenar. Kur bëhet fjalë për mua, atëherë jam mercenar, ndërsa kur bëhet fjalë për të tjerë, nuk vlen e njëjta gjë,” tha francezi për Canal Plus.
Sigal