Pakistan, aksidente në dy miniera në Belucistan, 18 të vdekur dhe disa të plagosur

536
Të paktën 18 minatorë kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në provincën pakistaneze të Belucistan, pas një shpërthimi që ka shkaktuar shembje të galerisë në të cilën punonin. Aksidenti i parë, më i rëndi, ka ndodhur në Pir Ismail, një lokalitet rreth 45 kilometra nga Quetta.
Këtu shpërthimi shkaktoi 16 viktima, dhe kufomat janë nxjerrë prej andej nëpërmjet forcave të ndihmës së shpejtë.
Në të njëjtën kohë një tjetër shpërthim, në një impiant të Pakistan Mineral Development Corporation, ka shkaktuar shembjen e një tjetër galerie dhe nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar.
2 prej tyre kanë humbur jetën, dy janë plagosur dhe 5 minatorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në galeri. Ekspertët thonë se mundësitë që minatorët të shpëtohen janë minimale.
Sigal

C_2_fotogallery_3087792_1_image

C_2_fotogallery_3087792_2_image

C_2_fotogallery_3087792_0_image

C_2_fotogallery_3087792_4_image