Rikthehen vatrat e zjarrit në Amazonë

278
Sigal

Pavarësisht masave të marra, shifrat zyrtare nga Brazili kanë treguar një rritje të madhe të numrit të zjarreve gjatë muajit korrik në Amazonë, krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Instituti ka theksuar se në korrik janë regjistruar 6.804 vatra zjarri, dhe gjatë vitit të kaluar në po të njëjtën periudhë ishin 5.318 vatra.

Vetëm gjatë të enjtes satelitët kanë filmuar 1.007 vatra zjarri në Amazonë.

Aktivisti i “Green Peace”, Romulo Batista, ka deklaruar se përpjekjet për të ndaluar zjarrvënien nuk do të funksionojnë për sa kohë nuk do të rritet mbikëqyrja në këtë rajon.