Informacionet që mbërrijnë në lidhje me fatin e një avioni rus të nisur nga Sharm el-Sheik në Egjipt, me destinacion Moskën, janë pështjelluese.Në disa media qarkullon lajmi se avioni është rishfaqur në hapësirën ajrore turke, ndërsa mediat në Egjipt thonë se avioni është rrëzuar në Gadishullin e Sinait.
Në Rusi, mediat thonë se avioni ka humbur kontaktet me kullat e kontrollit teksa ishte duke fluturuar mbi hapësirën ajrore pranë Qipros. Pjesa më e madhe e pasagjerëve në bordin e avionit janë turistë rusë që po ktheheshin në vendlindje.