Meteorologët: Të mërkurën do të kemi rrebeshe të shpeshta shiu në të gjithë territorin e vendit

75

Meteorologia ka zbuluar si do të jetë moti në ditët në vazhdim.

Temperaturat e larta të ditës së sotme do të zëvendësohen nga një mot me shi pasditen e nesërme dhe përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

Meteorologia thekson se dita e mërkurë është një ditë jo shumë e favorshme për plazh pasi do të kemi rrebeshe të shpeshta shiut në të gjithë territorin e vendit.

Pas të enjtes do të kemi një rikthim të temperaturave të larta ku java e ardhshme do të jetë akoma më e nxehtë me temperatura deri në 39-40°C.

“Kjo javë ka nisur me diell, por dielli do të jetë prezent deri ditën e nesërme në mesditë. Mbrëmjen e ditës së nesërme do të kemi rikthim të vranësirave. Ditën e mërkurë deri në momentin e pasdites do të kemi një mot me rrebeshe shiu dhe vranësira pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Nuk do të jetë një ditë e favorshme për plazh si pasojë e reshjeve dhe uljes së temperaturave.

Ditën e sotme edhe deri nesër në mesditë do të kemi temperatura 37-38°C.

Ditën e mërkurë do të kemi rënie të temperaturave të cilat do të rriten sërish pas ditës së enjte.

Temperaturat e larta pritet që të shkojnë deri në 38- 39°C në javën e ardhshme.”