Rikthehen barrikadat në veri të Kosovës

95
Sigal

Serbët në veriun e Kosovës iu janë rikthyer bllokadave, duke ndaluar qarkullimin në një rrugë në Drenë të Leposaviçit.

Sipas raportimeve, banorët e Drenës pretendojnë se policia e Kosovës ka filluar të ndërtojë një bazë të re kufitare në këtë fshat.

Mediat serbe janë ato që dhanë lajmin duke shtuar se banorët janë të vendosur të kundërshtojnë me çdo mjet këtë vendim të kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës.

Për këtë arsye qytetarët serbë janë vendosur në vendin ku kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës, duke thënë se nuk mjaftohen më ndërprerjen e përkohshme të punës.