Republikanët shënojnë një tjetër fitore! Kandidati i mbështetur nga Donald Trump merr shtetin e Wisconsin, si paraqiten rezultatet e tjera

103
Sigal

Republikanët shënuan një fitore tjetër në zgjedhjet e mesme për Kongresin amerikan. Kandidati republikan, Ron Johnson fitoi garën për Senatin në Wisconsin.

Kjo ishte një prej pikave kyçe nga katër shtetet ku po zhvillohet gara përcaktuese për drejtimin e Senatit.

Tashmë vëmendja e të gjithë amerikanëve është zhvendosur në 3 shtetet, Arizona, Nevada dhe Georgia.

Në Arizona , demokrati Mark Kelly është pak përpara republikaniut Blake Masters, i mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump. Gara është ende e hapur pasi deri tani janë numëruar vetëm 69% e votave.

Në Nevada , republikani Adam Laxalt është në epërsi ndaj presidentit aktual demokrat Catherine Cortez Masto me 80% të votave të numëruara.

Por e panjohura më e madhe mbetet Georgia , ku kandidati republikan Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock janë barazim me rreth 49% të votave (me 96% të votave të numëruara).

Duket e mundshme që shteti jugor do të mbajë një balotazh të dytë midis dyshes në dhjetor, duke qenë se në Georgia një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50% të votave për të fituar në garën e parë.