Republikanët kundër shtyrjes së zgjedhjeve në SHBA

224
Sigal

Disa republikanë amerikanë kanë kundërshtuar sugjerimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor duhet të shtyhen, pas shqetësimeve për mashtrime.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell si dhe lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kanë hedhur poshtë këtë ide.

“Kurrë në historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nuk jemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë. Ne do ta gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë gjë më 3 nëntor të këtij viti”, ka thënë McConnell. McCarthy e ka përkrahur atë.

“Në historinë e zgjedhjeve federale, kurrë nuk ka ndodhur të mos mbajmë zgjedhjet dhe ne duhet të vazhdojmë tutje me zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Aleati i Trumpit, senatori Lindsay Graham ka thënë se shtyrja e këtij procesi, “nuk është ide e mirë”.

Presidenti Trump nuk ka autoritet për të shtyrë zgjedhjet dhe secili veprim i tillë do të duhet të miratohet fillimisht në Kongres.