Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori largohet menjëherë me fuoristradë

507
Sigal

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mulletit.

Sipas raportimeve të para, një person ka qëlluar në ajër teksa ndodhej në një parking makinash.

Më pas autori është larguar menjëherë me fuoristradë. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.