Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndryshe nga ajo homologe shqiptare ka vendosur të ndërmarrë një politikë tejet efektive për të lehtësuar krizën ekonomike të qytetarëve të saj të varfër.Kjo politikë e re përcakton ndalimin e rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit deri në funs të shkurtit. Ky vendim i qeverisë ishte i vlefshëm deri më 31 janar, po është zgjatur më tej për të parandaluar rritjen e çmimeve për qytetarët.
Kjo masë filloi të zbatohej më 6 Dhjetor 2021 dhe vijon deri më 28 Shkurt 2022, nëse nuk do të ketë një rishikim tjetër. ‘Ngrirja’ e çmimeve vlen për produkte si: mielli, sheqeri, orizi, qumështi dhe nënproduktet, mishi dhe nënproduktet, veza dhe ushqime të tjera të ngjashme.





















