Sigal

Është rritur bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Sipas mediave italiane deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.

Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 20 autovetura. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.

8 persona raportohen të zhdukur. Mes viktimave është edhe një fëmijë.  Numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.

“Po e ndjekim minutë pas minute situatën e shembjes së urës në Genova, falënderoj deri tani 200 zjarrfikësit dhe të gjithë heronjtë e tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë”, shkroi ministri i Brendshëm Matteo Salvini në “Facebook”.