Rëndohet bilanci, 722 të vdekur nga koronavirusi në Kinë, mes tyre një amerikan

473
Sigal

Rritet bilanci i të vdekurve nga coronavirusi në Kinë. Deri më sot numri i të vdekurve nga virusi i tmerrshëm ka shkuar në 722.

Ndërkohë 3399 persona të prekur nga coronavirusi pasi kanë marrë mjekimet e duhura janë larguar nga spitalet të shëruar.

Por edhe bilanci i të prekurve është rritur duke shkuar në 34546 në Kinë. Ndërsa ditën e djeshme në Wuhan kanë vdekur një shtetas amerikan dhe një japonez. Lajmi është konfirmuar nga ambasada amerikanë dhe ajo japoneze në Kinë.

“Konfirmojnë se një shtetas amerikan, 60 vjeç i cili u prek nga coronavirusi disa ditë më parë ndërroi jetë më 6 shkurt në spitalin e Wuhan”-ka deklaruar zëdhënësi i ambasadës amerikane në Kinë.