Hedh qeset me kanabis dhe ia mbath me vrap, arrestohet 26 vjeçari në kryeqytet

456
Foto ilustruese
Sigal

Arrestohet në flagrancë nga forcat “Shqiponja” një i ri në Tiranë. Policia njofton se ka vënë ne pranga shtetasin A. C., 26 vjeç, banues në kryeqytet.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap.

“Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre”- njofton policia.

NJOFTIMI

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë, shtetasi A. C., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap.

Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre.