Refuzohet kërkesa për azil e themeluesit të Wikileaksit

485
PARIS, 3 korrik /ATSH-DPA /- U refuzua sot nga Franca letra e hapur nga themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange me kërkesën për siguri në Francë si “gjest humanitar dhe simbolik”.
Në letrën e adresuar presidentit francez, Francois Hollande dhe të publikuar në gazetën “Le Monde”, Assange shkruan se “vetëm Franca ka mundësinë të më sigurojë mbrojten e nevojshme kundrejt persekutimit politik, subjekt i së cilës jam unë.”
Elysee Palace lëshoi një deklaratë të shkurtër pak pasi letra u publikua duke refuzuar apelin e Assange me arsyetimin se “bazuar në elementët ligjorë dhe situatën materiale të Assange, Franca nuk mund ta pranojë këtë kërkesë”.
Aty thuhej dhe se Assange nuk ishte në një rrezik të menjëhershëm dhe theksoi se ka një urdhër evropian arresti për të.
Assange, me kombësi australiane, ka qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej 19 korrikut 2012. Ai shkoi atje për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku gjykata ka lëshuar një urdhërarresti për të pas akuzave të bëra nga dy vajza për abuzime seksuale./ATSH
Sigal