Rasti në Pejë/Ju hiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve tjera

98
Sigal

Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ua ka tërhequr licencën Aurona Pelajt, e cila një ditë më parë u arrestua për sulm fizik ndaj një 70 vjeçareje në një shtëpi të moshuarve në Pejë si dhe tri infermierëve tjera.

Në njoftimin e OIK-ut thuhet se licenca u është tërhequr Aurona Pelajt, Altina Rexhepit, Giltiana Nezirit si dhe Remzije Kuqi-Gashit.

“Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

1.Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;

2.Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;

3.Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;

4.Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20”, thuhet në njoftim.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Ndryshe, Dorjan Juniku, njëri nga dy prokurorët e rastit për rrahjen e të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë ka sjellë hollësi të reja për çështjen në fjalë.

Juniku në një paraqitje për një media lokale në Pejë konfirmoi se sapo ka përfunduar (ora12:15min) intervistimi dhe vlerësimi i gjendjes së viktimës nga ana e psikiatrit dhe se shumë shpejt ai do të jetë në duart e prokurorit.

Juniku poashtu konfirmoi se ka lëshuar autorizime për zgjerim hetimesh, konkretisht për intervistim të personelit të qendrës së të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë.