Qytetet dhe rajonet europiane me popullatë më të arsimuar

902

Gazeta Telegraf/

Franca, aq vend i
madh dhe nuk ka asnjë qytet apo rajon në top listën e 15 qyteteve e rajoneve
europiane me popullatë më të arsimuar

-Madridi është rajoni i
dytë për nga numri i banorëve me arsim të lartë në Spanjë

– Kopenhagen është qyteti ku gati 50% e banorëve kanë arsimim
universitar

– Qyteti Bilbao
është qendër e arkitekturës dhe dizajnit dhe në veçanti në këtë qytet mahnit muzeu
“Guggenheim”

Sigal

– Universiteti i famshëm Oxford, ku një numër
i konsideruar i banorëve çdo ditë udhëton për punë në Londër


Mehmet Latifi

Në Baski, nuk
vrapohet vetëm me dema dhe nuk ushqehen vetëm në restorantet me “Yjet e Michelinit”,
por shumë investohet në arsim. Qyteti Bilbao është qendër e arkitekturës dhe
dizajnit dhe në veçanti në këtë qytet mahnit muzeu “Guggenheim”.

“Eurostat”, Agjencia
Europiane për statistikë,
para pak kohësh ka publikuar listën e qyteteve dhe
rajoneve europiane me popullatë më të
arsimuar dhe të edukuar
. Hulumtimi ka dhënë përgjigje se cilat rajone dhe
qytete në Europë kanë më së shumti popullatë me arsim të lartë, dhe në këtë
statistikë janë përfshirë njerëzit e moshës ndërmjet 25 dhe 64 vjet.

Është shumë interesant se si ka mundësi që Franca,
aq vend i madh e nuk ka asnjë qytet apo rajon në top listën e 15 qyteteve
dhe rajoneve europiane me popullatë më të arsimuar, ndërsa nga ana tjetër,
Britania e Madhe ka disa prej tyre.

15. Madridi dhe rrethina (Spanjë) – 46,9 % me arsim të lartë

Është rajoni i
dytë për nga numri i banorëve me arsim të lartë në Spanjë.
. Njëherazi është
një nga 17 rejonet autonome të Spanjës, me kryeqytet Madridin.

14. Baskija (Spanjë)
– 47,8 me arsim të lartë

Po, po, këtu nuk vrapohet vetëm me dema dhe nuk ushqehen vetëm në restorantet
me “Yjet e Michelinit”, por shumë
investohet në arsim. Qyteti Bilbao është
qendër e arkitekturës dhe dizajnit, e në veçanti në këtë qytet fascinon muzeu “Guggenheim”.

 
13. Hovedstaden (Danimarkë) – 48,5 % me arsim të lartë

Në rajonin më lindor të Danimarkës ndodhet kryeqyteti i këtij vendi Kopenhagen,
kështu që ky është edhe një shkas pse gati 50% të banorëve kanë arsimim
universitar.

12. Stockholmi (Suedi) – 48,7% me arsim të lartë

Kryeqyteti i Suedisë Stokholmi, njëherësh edhe qendër kulturore, mediatike, politike dhe ekonomike e vendit.

11. Zurich (Zvicër) – 50,4% me arsim të lartë

Nuk duhet të habitemi aspak pse Zurichu është në këtë listë, kur bëhet fjalë për
qendrën botërore financiare, ku selinë e kanë bankat më të fuqishme të planetit
tonë.

10. Skocia Lindore (VB) – 50,5% me arsim të lartë

Rajoni është shtëpia e qendrës biznesit në vendin e kryeqytetit Edinburgh,
dhe këtu ndodhet edhe një nga universitetet më të famshëm dhe më të njohur të
botës
.

9. Helsinki Uusimaa (Finlandë) – 51,3% me arsim të lartë

Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Finlandës, ndodhet në rajonin Uusimaa, që numëron
pak më shumë se 51 për qind të atyre që
mund të lavdërohen me diploma fakulteti.

8. Oxfordshire, Berkshire, Buckinghamshire (VB) – 51,7% me arsim të lartë

Këta tre rajone të Anglisë, janë shtëpia e arsimimit të popullatës vendase. Oxfordshire
krenohet me Universitetin e famshëm Oxfordin
, dhe një numër i konsideruar i
banorëve çdo ditë udhëton në punë në Londër.

7. Skocia verilindore
(VB) – 52,2 % me arsim të lartë

Këtu ndodhet qyteti Aberdeen, qyteti i tretë për nga madhësia në Skoci.
Në të jetojnë numër i madh i njerëzve me arsim të lartë e sidomos në fushën e
industrisë së vajrave. Po ashtu, qyteti është qendër e njohur studentore.

6. Outer London, perëndim dhe veriperëndim (VB) – 53,2 % me arsim të lartë


Këtu janë pjesët siç është Richmond, që është shtëpia e një pjese të madhe të
pasanikëve londinez. Aty është edhe Harrow
, ku është vendosur edhe shkolla
private me të njëjtin emër.

5. Oslo dhe Akershus (Norvegji) – 53,5 % me arsim të lartë

Oslo është qendra ekonomike dhe politike
e vendit.
Akershus ndodhet aty përskaj Osllos dhe ka rreth gjysmë milion
banor.

4. Walloon Brabant (Belgjikë) – 54,1 % me arsim të lartë

Përkundër jostabilitetit politik që përjetësisht është në fuqi në Belgjikë, ky është
rajoni më i arsimuar dhe më i pasur i
vendit.

3. Outer London, jugu (VB) – 55,2 % me arsim të lartë

Këtu ndodhet Kingstoni,ku jetojnë numër i madh i atyre me diplomë fakulteti por
edhe Croydon dhe Sutton.

2. Inner London, lindje (VB) – 58,3 % me arsim të lartë

Duke pasur parasysh madhësinë e Londrës, nuk habitë fakti se ky qytet është kështu
i shpërndarë. Përkundër faktit që në këtë pjesë ka edhe lagje të varfra, këtu është
vendosur edhe Canary Wharf, qendra financiare e qytetit.

1. Inner London, perëndim (VB) – 69,7 % me arsim të lartë

Dhe në krye të listës natyrisht se është Londra! Mjafton të thuhet se këtu
ndodhet Westminster dhe Kensigton, dhe dihet mirëfilli se kush banon dhe jeton aty…

 

Shikuar këto të
dhëna statistikore, shtrohet pyetja se ku ndodhet Maqedonia, për nga numri i
atyre me arsim të lartë, përkundër faktit që e gjithë Maqedonia nuk është sa
një pjesë e Londrës dhe se në Maqedoni gati çdo fshat dhe çdo mëhallë ka nga
një universitet-nëse mund të quhen UNIVERSITETE ato servise për dhënien e
diplomave.